Thursday , November 15 2018

Pacolli: Putini është burrë i mirë, kam punuar gjatë me rusët dhe kam respekt për ta

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka vlerësuar si burrë të mirë, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Gjatë një interviste në New York, Pacolli ka thënë se populli rus është i mirë, sikurse Putini dhe Rusia një ditë do ta kuptojë se pavarësia e Kosovës, nuk i shkakton askujt dëm.

I pyetur se si e njeh Putinin, Pacolli ka thënë se “E njoh sepse kam punuar gjatë me rusët dhe kam respekt për popullin rus dhe e di shumë mirë se Putini është një prej këtyre njerëzve të mirë”.

Pacolli gjatë intervistës, ka folur edhe për njohjet, Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës, karshi vendeve që nuk e kanë njohur deri me tani.

Intervistën e plotë në gjuhën angleze, mund ta shikoni KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.