Pa filluar mirë, bisedimet mes katër partive në Përzhino, nën partonazhin e ambasadorëve të BE dhe SHBA, mbaruan, transmeton Fakte. Todorov, Sheqerinska, Grubi e Todorov, së pari realizuan takime me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare e pastaj edhe të gjithë së bashku u ulën në tryezë.
Sipas burimeve të Fakte.net, nuk ka pasur asnjë lëvizje para gjatë këtij takimi të shkurtër. I vetmi sukses, sipas disa pjesëmarrësve, është vetë fakti se katër partitë u ulën në tryezë.
Para se të arrihet tek çështjet kryesore: qeveria teknike dhe data e zgjedhjeve, partitë duhet të dakordohen rreth listës zgjedhore dhe çështjes së mediumeve. Nuk është bërë e ditur kur mund të pritet takim i radhës./FAKTE.Net