Thursday , August 5 2021

Ostreni: Ska anëtarësim në BE pa pranimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare nga maqedonasit

Gëzim Ostreni në takimin e koalicionit “Aleanca për shqiptarët” më qytetarët e Kërçovës, ka folur për gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, duke thënë se nuk Maqedonia nuk mund të antarësohet në BE, pa pranuar gjuhën dhe kulturën e Shqiptarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me këtë qeveri do të jemi gjithnjë e më larg Bashkimit Evropian. Nuk mund të zhvillohet dialogu ndëretnik pa pranuar gjuhën shqipe nga ana e maqedoansëve. Jo vetëm shteti, por edhe qytetarët maqedonas duhet të mësojnë gjuhën shqipe”, ka thënë mes tjerash Ostreni.

Ndërsa në takim me kërçovarët ka folur edhe kryetari i LR-PDSH-së Zijadin Sela, i cili tha se vota për koalicionin e tij, është votë me domethënie të madhe, dhe se vota për BDI-në është votë realisht e humbur./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *