Thursday , January 28 2021

Ostreni në ClickPlus: Asnjë parti të mos hyjë në qeveri, pa u plotësuar kërkesat (video)

Koalicioni mes partive jashtëparlamentare ishte tema për të cilën u debatua mbrëmë në emisionin KLIK PLUS. Kryetari i UNITETIT Gëzim Ostreni theksoi se partitë jashtëparlamentare shqiptare duhet të jenë të bashkuara,  për të vendosur kushtet dhe kërkesat e programit zgjedhor, transmeton Fakte.

“Nëse na mundësojnë qytetarët me votën e tyre që ne të hyjmë dhe të jemi garanci e kësaj platforme, ne ose do ta bëjmë ose nuk hymë në qeveri”, u shpreh Gëzim Ostreni, nga UNITETI.

Analisti Alajdin Demiri tha partia fituese e komunitetit maqedonas nuk mund të formojë qeveri pa një parti shqiptare, andaj ai tha se partitë shqiptare duhet të bëjnë një marrëveshje që asnjëra të mos hyj në koalicion pa u pranuar kërkesat e shqiptarëve.

“Pse hyn në koalicion qeveritar kur nuk të pranohet asnjë kërkesë. Shqiptarët e provuan variantin më të fortë, luftën, nuk e provuan variantin më demokratike, pa kërkesa të këtilla ne nuk hyjmë në qeveri”, tha Alajdin Demiri, analist.

Por gazetari Arben Ratkoceri mendon se disa individë dhe subjekte të pa legjitimuara kanë banalizuar interesin shqiptar.

“Interesi shqiptar është banalizua shumë, së pari të definojmë çka është interesi shqiptarë, unë nuk di çka është interesi shqiptarë në Maqedoni. Kujt I kujtohet, duke filluar nga studio televizive, prej subjekteve qe nuk janë fare të legjitimuara flasin me ideja të madha për shqiptarët”, tha Arben Ratkoceri, gazetar.

Bashkëpunimin mes Unitetit,  LR-PDSH-së dhe RDK-së analisti Albert Hani e quajti hap të madh, pasi siç tha ai, nëse ato nuk bashkohen do të jenë të pafuqishme para rivalëve të tyre.

“Armiku i partive të vogla janë BDI-ja dhe PDSH-ja. Këta duke e viktimizuar veten thonë se nuk kemi potencial për të bashkëpunuar, prandaj them se ky është një hap i madh”, tha Albert Hani, analist.

Në debat analistët gjithashtu thanë se në partitë jashtëparlamentare ka potencial, pasi sipas tyre në to ka individë të cilët kanë braktisur partitë e tyre të mëparshme për të mos u bërë pjesë e krimit./TV21

https://youtu.be/P2qgtKPqtso

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *