Tuesday , July 16 2019

Osmani: S’ka kushte për unifikimin e abetares

Pavarësisht se në Manastir u shpërndanë Abetare për nder të ditës së flamurit, unifikimi i abetares mbetet peng i kontesteve politike. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se pa kalimin e kontesteve politike të brendshme dhe dallimeve ndëretnike, unifikimi i abetares është thuajse i pamundur. Sipas tij, ndryshimi i emrit të shtetit ka ndikuar edhe në thellimin e dallimeve. Osmani vlerëson se me të shterur kontestet politike do të bëhet unifikim dhe se nuk ka shumë punë për unifikimin e abetareve pasi që çdo gjë do të bazohet në Kongresin e Manastirit të mbajtur 1 shekull më parë, percjell Fakte.

Duhet përgatitur kontesti politik këtu brenda për shkak se është më shumë çështje e vendimit politik se sa çështje teknike e unifikimit të abetareve. Besoj që mundet të bëhet shumë lehtë por mendoj që duhet të pjekën edhe pak kontestet politike brenda që të mos ketë keqkuptime mbi këtë unifikim për shkak se unifikimi i abetareve është vetëm në vij të asaj që është arritur në Kongresin e Manastirit me unifikimin e alfabetit shqip dhe nuk reflekton një përpjekje tjetër të unifikimit”- u shpreh Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane./AlsatM

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *