Thursday , November 15 2018

Osmani: Nëse nuk sigurojmë 81 votë në Kuvend, menjëherë shkojmë në zgjedhje

Zv.Kryeministri për integrime nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar se deri në momentin e fundit do të tentohet të mblidhen 81 votë në Kuvend, të nevojshme për ndryshime kushtetuese, shkruan Fakte. Nëse kjo nuk arrihet, ai tha se menjëherë, sa më shpejtë, do të shkojet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Këto 106 ditë në vijim, çdo parti duhet të ngrijë agjendë e saj partiake dhe të fokusohet në këtë proces. Së pari besoj do duhet koordinim jo vetëm me partnerët e koalicionit, por edhe me deputetët. Pastaj do caktohej seanca parlamentare”- deklaroi mes tjerash Osmani./FAKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.