Wednesday , November 14 2018

Osmani: Në Maqedoni ka 1.2 milionë votues!

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje integruese, Bujar Osmani, në një intervistë për ABCNews, është deklaruar në lidhje me referendumin e mbajtur në zmaqedoni, shkruan Fakte. Ai ka thënë se dështimi i arritjes së censusit është për shkak se në vend janë të regjistruar 1.8 milionë votues, ndërsa realisht aty janë vetëm 1.2 milionë. Sipas tij, nëse do të ishin realisht të evidentuar vetëm këta 1.2 milionë, dalja e mbi 600 mijë votuesve do të thotë se është arritur censusi, ka spjeguar versionin e tij Osmani, shkruan Fakte.

Zv.kryeministri ka folur edhe për dallimin në kampanjën e bllokut për promovimin e referendumit, i cili, sipas tij, ka shpalosur vlerat e NATO-s dhe BE-së, ndërsa protagonistët e bojkotimit kanë luajtur në kartën emocionale, se cënohet emri, identiteti, etj./FAKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.