Wednesday , June 23 2021

Osmani: BDI nuk përzihet nëse vëllezërit e Artan Grubit punësohen në Postë, ose jo (video)

Në BDI heshtje e plotë në lidhje me punësimin e dy vëllezërve të Shefit të kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubit në Postë, shkeuan Fakte. Vetë Grubi nuk pranon të prononcohet për mediat nëse ky lajm është i vertetë, të gjithë nga BDI sillen sikur nuk dijnë asgjë, ndërsa zëdhënësi i partisë së Ahmetit në pyetje të drejtëpërdrejtë të gazetarit në lidhje me këtë çështje është shprehur: “Sinqerisht BDI nuk përzihet nëse vëllezërit e Artan Grubit janë punësuar në Postë ose jo. Duhet ta pyesni institucionin” – është shprehur Osmani.

Ndryshe, pas lajmit për punësimin e dy vëllezërve të Artan Grubit në postë kanë reaguar krahu i ish luftëtarëve të UÇK-së, statusi i të cilëve vazhdon të ngelë i pazgjidhur në favor të branitellave dhe interesave individuale të disa funksionarëve të BDI-së./FAKTE.Net

https://www.youtube.com/watch?v=S2E3QQr5g84

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *