Tuesday , June 22 2021

OSBE/ODIHR publikon raportin për zgjedhjet e 11 dhjetorit

OSBE/ODIHR në ueb faqen zyrtare të tyre kanë publikuar raportin final për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit. Në raport thuhet se këto zgjedhje ishin test për funksionimin e institucioneve demokratike, të cilave iu paraprinte kriza politike.

Në raport janë nënvizuar një sere vërejtjesh, disa prej të cilave i përkasin punës së KSH-zë, gjegjësisht organizimit të brendshëm të këtij institucioni, problemet me listat zgjedhore si dhe tejkalimi I disa afateve konkrete ligjore.

Rekomandimet e theksuara në raport kanë për qëllim që të përmirësojnë zbatimin e zgjedhjeve në Maqedoni. Një pjesë e tyre kanë të bëjnë me shqyrtimin e Listës zgjedhore, rritjen e transparencës dhe efikasitetin e punës së KSHZ-së, kontroll të rregullt të Listës zgjedhore dhe intervenimit të shpejtë në rastet kur votuesit nuk gjenden në Listë dhe nuk mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës. Në raport gjithashtu theksohet edhe pavarësia e mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *