Tuesday , December 18 2018

Orban: Soros është lëshuar në përndjekjen e Gruevskit

“Pa ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, do të ishte më rëndë të mbrohet kufiri i Hungarisë”, thotë kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i pyetur për azilin e të arratisurit Gruevsi i cili duhej t’i mbajë 2 vjet burg për lëndën “Tanku”, percjell Fakte.

Orban tha se Hungaria në mënyrë të drejtë i trajton bashkëpunëtorët, ndërkaq ka theksuar se Gruevski është bashkëpunëtor i tij, por edhe i popullit hungarez.

“Nuk mundemi që t’i përjashtojnë procedurat juridike, por mundemi të mundësojmë trajtim të drejtë”, thotë Orban.

Kryeministri hungarez vlerëson se organizatat e afërta me filantropin Xhorxh Soros janë lëshuar në përndjekjen e Gruevskit.

Për procedurat gjyqësore kundër Gruevskit, Orban ka deklaruar se “bëhet fjalë për konteste të komplikuara, ndërkaq sistemi juridik është pjesë e të njëjtave”.

“Autoritetet do të vendosin se çfarë do të bëjnë në lidhje me ekstradimin”, deklaroi Orban.

Shpresat për ekstradin thuajse janë minimale, këtë e deklaroi edhe vetë ministri i Drejtësisë së Hungarisë, Llazo Troshani duke thënë se “me atë që i është miratuar azili, Hungaria e pranon se Gruevski është viktimë e persekutimit dhe nuk mund të ekstradohet”.

Edhe ligji për ekstradim u Hungarisë, në nenin 14 e thotë që nëse një personi i është dhënë azili, ai nuk mund të ekstradohet.

Ndryshe, së fundmi Gruevski nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.