Tuesday , June 22 2021

Orav: Nuk ka ka marrëveshje, vetëm lëvizje të vogël përpara

Ambasadori i BE-sê në vendin tonë Aivo Orav ka deklaruar se bisedimet që zgjatên mê gjatë se tre orë mes katër partive politike, pas vizitës së Nuland në Shkup, nuk kanë rezultuar me marrëveshje por vetëm me një lëvizje të vogël përpara, raporton Fakte. Sipas informacioneve, êshtë arritur marrëveshje që të formohet një organ i veçantë që do të monitoronte mediat, posaçêrisht në 100 ditëshin para zgjedhjeve. Janë biseduar edhe detaje tjera.

Në lidhje me listën zgjedhore akoma nuk ka ndonjë marrëveshje pasi BDI dhe PDSH nuk pranojnë të ndahen mêrgimtarët shqiptarë në listë të veçantë, që nënkupton de facto shlyerje nga lista bazë zgjedhore.

Dimitrov, Sheqerinska, Grubi dhe Imeri do të vazhdojnë negociatat nesër. Nuland dhe paraprakisht Hajndël deklaruan se marrëveshje duhet të arrihet brenda këtyre ditëve./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *