Sunday , January 17 2021

Opozita me 500 amandamente do ta bllokoj ligjin për reklama qeveritare

Pasi që shumica parlamentare ka ngel e shurdhër për kërkesat e opozitës që ta tërheq propozim ligjin për kampanja informuese dhe reklamuese të institucioneve publike, ashtu si jo zyrtarisht marrim vesh, deputetët nga koalicioni i LSDM-së janë duke përgatitur 500 amandamente me të cilat do ta bllokojnë miratimin e këtij vendimi ligjor para shpërbërjes së parlamentit.

Opozita dyshon se në ato ditë, aq sa ligji do të jetë në funksion nëse miratohet, qeveria do të keqpërdor për të nënshkruar marrëveshje për kampanja reklamuese me të cilat do t`i paguaj reklamat për zgjedhje.

Sot ky propozim ligj është në seancën plenare parlamentare,ndërsa pasi që ta kaloje leximin e parë, do të duhet vendosur në rend dite të komisioneve parlamentare kur deputetët kanë mundësi të dërgojnë amendamente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *