Thursday , April 22 2021

Opozita: Elektorati do ta ndëshkojë BDI-në për ‘përrallën’ e euro-integrimit

“Bashkimi Evropian dhe NATO-ja , janë kryefjala e këtij mandati, duke mos lënë mënjanë as mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik të qytetarëve.”, kishte thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë prezentimit të të arriturave të 100 ditëshit në qeveri (më 29.09.2014) dhe jo vetëm.
Por, situata faktike është ndryshe, Maqedonia edhe sot e kësaj dite ka mbetur pa u integruar. Ende kemi statusin vend kandidat, me rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave me BE-në , shkruan Portalb.mk.

Sipas përfaqësuesve të partive shqiptare opozitare,  Maqedonia nuk ka qenë asnjëherë më parë më larg integrimit në BE. Premtimi në fjalë ishte mashtrim klasik. Euro-integrimi i vendit nuk varet nga BDI e aq më pak derisa BDI është në koalicion me parti anti-europiane. Sipas tyre elektorati tashmë është vetëdijësuar dhe do ta ndëshkojë BDI-në për premtimin e parealizuar, në zgjedhjet e ardhshme. Nga BDI heshtin dhe nuk komentojnë.

Faton Aliti

Faton Aliti

Faton Aliti:Me këtë premtim ka defokusuar vëmendjen e shqiptarëve nga keqpërdorimet me pushtetin

Maqedonia është më larg euro-integrimit se kurrë më parë. Integrimi i vendit në BE nuk ka qenë dhe as mundet të jetë çështje e një partie politike e më pak e BDI-së. Premtimet e BDI-së për Euro-integrimin e vendit kanë qenë farsë e kulluar, sepse lidershipi i këtij subjekti me këtë premtim të vazhdueshëm vetë ka defokusuar vëmendjen e shqiptarëve nga dështimet e tyre, nga keqpërdorimet me pushtetin. Se kjo ka qenë më shumë se një farsë u dëshmua edhe nga materijalet e përgjimeve.-deklaroi përPortalb.mk Faton Aliti nga PPD.

Madje premtimi i tillë në një forme ka qenë hipokrizi, sepse ky subjekt në vazhdimësi mbështetën pa hezitim VMRO-DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin, të cilët Euro-integrimet i kanë opstruuar në forma të ndryshme.Vetëm proforma kanë mbajtur kontaktet dhe negocimet për integrimin e vendit, ndërsa u pa ashiqare se kjo qeveri dhe presidenti Ivanov kah aludojnë dhe cilën alternativë e preferojnë.

Një gjë është e sigurtë. BDI- në zgjedhjet e ardhshme të parakohëshme nuk duhet ta ketë në slloganet e tyre termin BE dhe NATO. Zaten, ata mund të etablojnë streotipet e tyre, se ne guxojmë, ne punojmë etj. por veç më është e njohur se ky estabilishment partiak as nuk ka guxuar e as kanë patur kapacitet për të punuar.Prandaj ata duhet të humbin zgjedhjet.shtoiAliti, Po edhe po të fitojnë nuk kanë se çfar të bëjnë me atë fitore eventuale. Prandaj, humbja e tyre në Zgjedhjet Parlamentare,do të ishte fitore edhe për ata.

Këshilltari i RDK-së Zenun Ismaili vë në krizë koalicionin lokal në Kumanovë

Zenun Ismaili

Zenun Ismaili: Integrimi i Maqedonisë nuk varet drejtpërdrejtë nga BDI

Integrimi ose mosintegrimi i Maqedonisë nuk varet drejtpërdrejtë nga BDI, andaj është tradhëti ndaj votuesit të premtohet diçka që nuk varet direkt prej teje. BDI premtoi zgjedhjet e kaluara zyrtarizimin e gjuhës, por as këtë nuk e bëri.”-tha për Portalb.mk Zenun Ismaili nga RDK, Çfarëgënjeshtre kanë përgatitur për zgjedhjet e rradhës ngel të shohim.

Muhamed Ismaili

Muhamed Ismaili

Muhamed Ismaili:Përcaktimi i integrimeve si prioritet nuk është asgjë tjetër veçse një mashtrim ndaj popullit

“Partia shqiptare në pushtet tanimë ka dështuar në të gjitha fushat. Përcaktimi i integrimeve si prioritet, madje edhe si prioritet i vetëm, duke ditur se partneri i tyre më i madh nuk do lejojë zgjidhjen e emrit të shtetit, madje po kërkon alternativa tjera lindore, nuk është asgjë tjetër veçse një mashtrim ndaj popullit”-tha përPortalb.mk Muhamed Ismaili nga UNITETI,“Ndërkohë që individë keqpërdorin pushtetin për t’u pasuruar, Maqedonia është shndërruar në një “vrimë të zezë”, vend me krizë permanente politike, me tipare të vendeve diktatoriale, ndërsa shqiptarët si asnjëherë janë të pashpresë, të pabarabartë, të pasigurtë dhe të varfër.”

I pyetur nëse BDI do t’i humb votuesit në zgjedhjet e ardhshme, Ismaili deklaroi“Paraqitja e Unitetit në skenën politike është bërë për shkak të dështimeve të lartpërmendura të BDI-së. Që qytetarët të kenë një opsion të tyre. Po e përsëris, BDI ka dështuar në të gjitha fushat. E vetmja mënyrë për të ngelur në pushtet edhe më tej është sabotimi i Prokurorisë Speciale, manipulimi i zgjedhjeve nëpërmjet blerjes së votës dhe kërcënimeve. Këtë e kanë të qartë edhe vetë krerët e BDI-së.

Bekim Fazliu

Bekim Fazliu

Bekim Fazliu: BDI është subjekt jo-serioz, çdo premtim është premtim fantazmë

“BDI është subjekt jo-serioz dhe çdo premtim është premtim fantazmë. Qytetarët shqiptarë duhet që sa më parë ta kuptojnë këtë gjë, për shkak se BDI-së nuk i interesojnë as integrimet e as interesi i shqiptarëve, asjgë nuk i intereson përveç pasurimit të funksionarëve dhe familjarëve të funksionarëve të BDI-së.”-deklaroi për Portalb.mk Bekim Fazliu nga PDSH.

I pyetur nëse në zgjedhjet e ardhshme BDI do të vazhdojë të premtojë të njëjtën ose do të humb votuesit Fazliu u shpreh “Ato janë subjekt jo-serioz dhe do të shpikin diçka që të premtojnë, por shqiptarët nuk duhet t’ua marrin për seriozisht çfarëdo gjëje që flet BDI. Ato gjithçka kanë premtuar deri tani, por çfarë kanë realizuar?! Asgjë. Kanë premtuar gjuhën shqipe, flamurin, zhvillimin ekonomik, kanë premtuar eurp-integrimet… asgjë nuk realizojnë. Duhet t’i shohim veprat. Veprat flasin se misioni i tyre është anti-shqiptar. Çdo familje le ta merr si ka jetuar më parë, cilat kanë qenë të drejtat e tyre politike po edhe ekonomike dhe si është në kohën e BDI-së, a ka avansim apo ngecje. Ne mendojmë se gjithçka është shkatërruar.”

 “Unë mendoj se elektorati shqiptar është i vetëdijësuar, po elektoratit shqiptar iu ka fshehur e vërteta deri tani. Patronat e BDI-së janë përkujdesur deri tani që të mashtrohen shqiptarët. Tashmë nuk kalojnë as mashtrimet e tyre dhe unë besoj se shqiptarët e kanë kuptuar saktë kush është BDI-ja dhe do t’ia japin dënimin e merituar në zgjedhjet e ardhshme.”-shtoiFazliu.

Afrim Gashi

Afrim Gashi

Afrim Gashi:Kjo parti më nuk mund t’i gënjejë shqiptarët

“Për partinë politike të dalë nga lufta e vitit 2001, nga e cila shqiptarët e Maqedonisë kishin pritje dhe shpresa të mëdha, me keqardhje duhet të konstatojmë se ajo asnjëherë nuk u bë parti e vërtetë, sepse nuk kishte platformë dhe vizion se cila është rruga të cilën ajo e ka zgjedhur për ta ecur”-tha për Portalb.mk Afrim Gashi nga BESA,“Duke e ditur se shqiptarët janë të orientuar drejt Perëndimit dhe duan integrim në BE dhe NATO, kjo parti nuk bëri gjë, përveçse në çdo cikël zgjedhor mblidhte votat e shqiptarëve me pretekstin se ata janë ata që e integrojmë vendin në BE. E sot, kur më nuk ka mbetur asnjë njeri që i beson kësaj përralle, kjo parti më nuk mund të dalë t’i gënjejë shqiptarët se ajo është partia e cila e bën integrimin.”

“Fatkeqësisht integrimi i Maqedonisë nuk do të ndodhë shpejt, sepse vetë BE-ja e ka pushuar zgjerimin dhe, nga ana tjetër, nëse maqedonasit sërish e votojnë Nikolla Gruevskin, është e natyrshme të pritet se bllokimi dhe izolimi i Maqedonisë do të jetë evident. Kjo parti, për të cilën ju flisni, pa fije turpi dhe pa fije përgjegjësie është futur në bashkëqeverisje me Nikolla Gruevskin – antishqiptarin dhe me antieuropianin më të madh në disa cikle zgjedhore, gjithnjë e duke qenë të bindur se shqiptarët janë naivë dhe mashtrohen lehtë”-vazhdoi Gashi, ” Prandaj, do të tërhiqja vërejtjen që shqiptarët të kenë kujdes nga ky stil i politikëbërjes. Sepse ata që kanë gënjyer 15 vjet për integrim, nuk e kanë problem të gënjejnë përsëri edhe 15 vjet të tjera me ndonjë mashtrim tjetër. Ngase ai që të gënjen një herë dhe të shikon drejt në sy, nuk ka turp të të gënjejë përsëri. Megjithatë, unë kam bindje të thellë se ata më nuk mund t’i mashtrojnë shqiptarët me këtë gënjeshtër. Por, fundi i tyre po afrohet dhe ky është një lajm i mirë për shqiptarët, sepse jam i bindur se secila parti tjetër që do vijë pas tyre do të jetë më e mirë se ata, ngase më shumë dëm se kaq askush nuk mund të na bëjë.”

Arben Taravari

Arben Taravari

Arben Taravari:Dënimi nga popullata do të jetë e pashmangshme

“Zgjedhjet e fundit BDI i fitoi duke e thirur popullatën të votojnë për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Mendoj se kjo ishte arsyja kryesore që ato fituan diçka më shumë se 150 mijë vota. Tash më nuk ka dilema se ky premtim i tyre dështoi! Populli kurrë nuk e fal një dështim të këtillë!”-u shpreh përPortalb.mk Arben Taravari nga LR-PDSH, “Ato jo që nuk e ndihmuan kyçjen e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, por ishin pjesë e një qeverie e cila sot publikisht deklaron që gëzohet për shpërbërjen eventuale të BE-së. Madje mu kjo qeveri e BDI-së vazhdimisht shpreh qëndrime anti-SHBA dhe partia shqiptare në pushtet vazhdon të jetë pjesë aktive e saj.”

“Dy partitë vazale shqiptare, të cilët marin pjesë në negociatat e Shkupit, jo që nuk bëjnë asgje për shqiptarët në këtë krizë morale 2 vjeçare në Maqedoni, po para faktorit ndërkombëtar nuk shprehën asnjë hall tonin dhe definitivisht na larguan bindshëm nga rruga jonë euro-atlantiko integruese.”-shtoi Taravari, “Dënimi nga popullata për këto parti në zgjedhjet e ardhshme do të jetë e pashmangshme!”

BDI nuk komenton

13874722_1781160648796532_1736515848_n

Foto 1

Për këtë çështje Portalb tentoi t’i kontaktojë anëtarët e BDI-së, por nuk arriu të sigurojë asnjë koment.  Talat Xhaferi nuk pranoi të japë deklaratë nëpërmjet telefonit; Ermira Mehmeti ishte e pakapshme për prononcim; Artan Grubi sugjeroi ta kontaktojmë zëdhënësin (shiko fotografinë 1) ndërsa zëdhënësi, Bujar Osmani thuajse pas çdo thirrjeje kërkonte t’i shkruanim por asnjëherë nuk u përgjigj në pyetjet e dërguara me sms-porosi(shiko fotografinë 2).

Fotografia 2

Fotografia 2

 

Ndryshe, Pas formave të ndryshme jo të dhunshme, me të cilat BE provoi ta ndihmojë Maqedoninë të del nga kriza politike, ky union shtetesh ndryshoi sjellje ndaj Maqedonisë. Kohët e fundit vendosi bllokadë finansiare: ia ndaloi Maqedonisë marrjen e 69 milion eurove nga Fondet IPA, gjë që drejtpërdrejtë prek Korridorin 8; pezulloi 27,1 milion eurot e para nga fondet IPA për Maqedoninë  dhe zvogëloi 20,5 milionë euro nga IPA 2./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *