OKB: Armëpushim në Alepo

Vetëm ditën e shtunë, aktivistët raportojnë se 33 persona janë vrarë në luftimet në qytetin verior të Sirisë, transmeton Fakte.

De Mistura ka bërë thirrje për të ndaluar të paktën 48 orë luftën që të lejohet shpërndarja e ndihmave dhe evakuimi i personave të lënduar nga luftimet.

Në mesin e atyre që humbën jetën në sulmet e fundjavës është edhe Ali Daqneesh.

Djali 5-vjeçar nga Siria, imazhet e të cilit përlotën botën, tani ka humbur dhe vëllain e tij.

Doktori që kishte në duar jetën e 10-vjeçarit tregon pamundësinë për ta mbajtur gjallë.

Djali kishte shumë plagë, mushkëritë i kishte në gjendje të mjerueshme, kjo sepse kishte qëndruar për një kohë të gjatë në rrënoja. Zemra e tij u ndal tri herë dhe ne e rikthyem në jetë 3 herë, por për fat të keq, në fund ai vdiq”, u shpreh mjeku.

10-vjeçari nuk ishte nxjerrë nga rrënojat në të njëjtën kohë si vëllai më i vogël./MRT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *