“O E BARDHA SHQIPËRI”

Shkruan: Qemal Musliu
I madhi Pashko Vasa, me ato vargje që ushqejnë shpirtin dhe të programojnë gabimet e kësaj kohe të pakohë.
O moj Shqypni e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye në hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë
Burrat e dheut të thirrshin nanë
Shqipëri, o e bardha Shqipëri dikur pa siklet
Nga një det në tjetrin det ishe: ZOT vet.
Lumë Ne ku ishim, e kush ishim,!
Po sot, jo, si jemi e ku jemi,
Sot, e ndarë, copë e grimë si është më zi !
Nga sllavë e grekë, të ndihmuar nga e zeza Rusi!
Të shpërndarë në katër anë, nëpër botë,
Kujt ku mendja i thotë!


 

Sot, moj e bardha Shqipëri,
me tri akademi, e me ushtëri,
me mejtepe e me shumë universitete,
me dijetarë, e me qeveritarë
me “patriotë “e kuvendarë,
me biznesmenë e atdhetarë,
me të bukurën Rini,
të jesh në robëri ? !
E copëtuar si është më zi,
në shumë shtete, e qeveri,
është një turp dhe një marrëzi!
Të gjithë, shtetet sllave bashkë me copën Greqi
u themeluan në trojet tua, o e madhja ILIRI.
Këta grabitqarë as sot nuk kanë të ndalë,
ditë e përditë troje duke të marrë:
male e fusha, fshatra e qytete, lumenj, liqene, dete, e hapësira të tërë
Për turp të dheut, BIJTË e Tu që sot i ke,
nuk vrasin mendjen, për këtë ndodhi, për këtë marrëzi,
për këtë copëtim, për këtë denigrim.
Shqiptarët bënë shtete e qeveri nëpër botë,
por jo shtet për vete, Në të tyren – mëmën TOKË.
Shumë“ Patriotë”, e atdhetarë”
harxhojnë kohën pa e vërë në kantarë.
Grinden në mes veti,
për parti e për pasuri,
për pozitë e për fe, e ideologji.
Grindja, e cila nuk ka as kuptim e as mbarim,
Që nuk sjell as fitim, e as përparim.
Kjo grindje aq e egër, aq e tepërt,
Që nuk është as ndaj serbit e as ndaj grekut
nuk kanë më shumë, urrejtje e as meni!
Por, përgjegjësia e marria bie mbi të gjithë Ne.
Po, pak më tepër mbi ata që janë në ballë e në atdhe,
Mbi qeveritarët e kuvendarët,
Mbi akademikët e dijetarët,
Mbi biznesmenët e atdhetarët,
Që rrahim gjoks, për atdhe,
Po edhe për demokraci e për fe.
* Shikoni këto copë harta që flasin më shumë se qindra mijëra faqe shkrimi.
.
Si ka mundësi, (kjo copë Kosova )–Dardani,
të kërkojë mëvetësi,
duke pasur mëmën SHQIPËRI!
Si ka mundësi gjykatësit shqiptarë,
t`u japin drejtësi e pronësi, ardhacakëve sllavë,
që kishën e tyre e ngritën mbi themelet e kishës shqiptare,
në tokën e të parëve, marrë nga pronat fshatare.
Kisha, xhamia, dhe koha moderne,
duhet të prodhojnë paqe, jo urrejtje
e jo armiqësi, uzurpime e mashtrime.

Akademik, qeveritarë e kuvendarë,
Dijetarë e atdhetarë,
NE të gjithë, që rrojmë
në trojet autoktone shqiptare që frymojmë,
po edhe gjithë andej, ku shkojmë.
……….
* shiko…
Sot, si ka mundësi, të flitet për (demarkacionin) kufi të ri
kur dihet mirë e hollë se, i tërë Mali i Zi,
është krijuar në tokën Iliri – Shqipëri;
po ashtu edhe e tëra Serbi;
po kështu sllavët sot, në Maqedoninë Shqiptare,
desh shqiptarët i qitën fare,
duke i quajtur ardhacakë e talibanë,
por për “respekt të lartë” edhe indianë !

Kjo prapështi duket edhe në gjuhësi:
“Intelektualë” me akademi të mbaruar,
nuk flasin gjuhën e njësuar.
Flasin si me “patate të nxehtë” në gojë!
Si të jenë pa asnjë ditë shkollë.
Gjermano – folësit e arsimuar
Në tre shtete, flasin gjuhën e tyre, të njësuar
Gjuhën letrare çdo gjermano – folës e flet
Si, ata me maturë, e me universitet.

Ti moj Shqipëri e jona Shqipëri
Sot me kaq njerëz të ditur,
të pasur, e të ngritur
kush nuk “çanë” kokën!
as nuk bënë men, për bashkim kombëtarë,
por vetëm për të qenë lider dhe i parë.

Je pa “asnjë analfabet” por punët i ke si mos më keq !
Në këtë kohë moderne të kompjuterizimit,
ti kundërmon akoma vlerë të monizmit.
Por në këtë kohë e pa kohë, sot,
po prodhon elemente të huaja, kot,
si: kosovarizëm, rusizëm, turqizëm, arabizëm, talibanizm, greqizëm dhe çka jo !!! ???
O e bardha Shqipëri,
kur do të ia dalësh të bëhesh zot,
si dikur, nga një det në tjetrin det, të jesh Zot vetë?!
Ashtu siç jemi autokton
Dhe që kemi një zakon.
Kemi një gjuhë, një histori,
një komb; por nuk kemi një mëvetësi,
me një emër të vetëm: SHQËPËRI.
Dhe nuk do të kishte nevojë Dardania (Kosova) as për integrim ,
as për njohje, as për liberalizëm,
se i ka të gjitha, toka arbërore – SHQIPËRI (Albania).
E lumja mëmë Shqipëri
Që pate: Bardhylin, Teutën, Pirron, Skënderbeu e shumë të tjerë
Bashkë me të Shenjtën Nënë Tereza, të gjithë në Shqipëri kanë lerë.

Ty Shqipëri të qofsha falë,
Të kam mëmë,
Më ke djalë (N.F.)

Iliria 4 shtator 2016

* Harta më lartë, me shpjegime në gjuhën greke
është para 16 shekujve,
sipas së cilës nuk ekzistonte fare Greqia
në territorin e sotëm, që e ka marrë nga Shqipëria,
dhe asnjë territor apo vend nën administrimi grek,
dhe përkundër kësaj, ajo e quan tërë këtë territor të vet !,
pra ilirët shtriheshin jo vetëm në Shqipërinë e sotme etnike,
por nga mesi i Europës dhe në gjithë Greqinë “antike” ,
nën emërtimin administrativ
në greqisht:ΙΛΛΥΡΙΚΟΝ(Ilirikon).piedestal
Legjenda e hartës e tregon Europën në vitin 480.

Deri sa historiani serb pranon,
kishat serbe janë ndërtuar
e themeluar dhe meremetuar
në kishat e të parëve tanë.
Libri, Kosova bot. Beograd 1973 fq. 416 ;
Graçanica e tashme gjendet në themelet e një kishe më të vjetër,
në të cilën ka qenë selia e ipeshkvi së, së Lipjanit.

* Shikoni se çka shkruan: Historiani. serb e i huaj
pranon që Ilirët, të parët e shqiptarëve
kanë qenë banorë te hershëm në G.Ballkanik (ILIRIK sh,y,):
njëfarë serbi Borivoje Drobnjakoviq,
Ilirët përfshinin territor të gjerë; truallin e ish
Jugosllavisë, Shqipërisë, Greqisë Veriore,
disa pjesë të Panonisë deri në Vjenë,
dhe disa pjesë Veriore dhe Jugore të Gadishullit Apenine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *