Wednesday , July 28 2021

Nxënës shqiptarë udhëtojnë 3 km nëpër baltë për në shkollë (video)

Me çanta që peshojnë mbi 5 kilogramë, të
paktën 60 nxënës shqiptarë nga lagja Inxhikovë e Shkupit ecin në këmbë mbi 3 kilometra per te ndjekur mësimet në shkollën fillore “25 Maji’ në Hasanbeg pasi autoritetet nuk kanë siguruar
transporl per ta. Ekipi i Alsat-M përshkoi bashkë me nxenesit rrugën që bëjnë çdo ditë per të pare vështirësitë e byre. Rruga drejt shkollës është përplot gropa të hapura, e paasfaltuar dhe e mbushur me baltë, transmeron Fakte. Ndërsa shqetësim me të madh përbën prezenca e qenve endacak.

“Çdo here nisemi nga ora 11 e 30 dhe kalon shumë kohë duke shkuar, me shumë se 40 minuta. Frikohemi shumë nga qentë, ka shumë qen endacak. Dëshirojmë edhe ne të kemi transport, të udhëtojmë si shokët tjerë”.

‘Në mëngjes nisemi në ora gjashtë. Çdo here shkojmë vet. Frikohemi mos të dal ndonje qen ose kafshë tjetër”.

‘Shumë rëndë, ггида krejt baltë e gropa.
Rrugën e bëjmë rreth 50 minuta. Kur të
kthehemi bëhet natë, rrugës ka qenë”.

Të shqetësuar per fatin e fëmijëve të tyre, prindërit e nxënësve me vite kërkojnë ndihmën e shtetit per zgjidhjen e kesaj situate.
“Sa e di une femijet qe kalojne mbi 2.5 kilometra duhet tu sigurohet transport:, kur ministria e shkel ligjin atëherë çka pret prej popullatës tjetër. Mundohemi që çdo ditë ti dërgojmë me makina, po e shihni se rruga është krejt baltë, аtа ро lagen, kur po kthehen janë shumë të
lodhur, nuk janë në gjendje të mësojnë. “Çdo here kur ka shi ose bore ne i dërgojmë me makina sepse аtа nuk mund të shkojnë në këmbë, rruga nuk bën hiç, krejt është gropa gropа, ka qen të egër”.
Drejtori i shkollës “25 Maji”, thotë se Komuna e Gazi Babes ka refuzuar te gjitha kërkesat e tij per zgjidhjen e problemit.

“Sinqerisht të them, matja është bërë prej pikes ku është stacioni i fundit i autobusit me numër 65 që është per në Inxhikovë, por kemi fëmijë që është me large se dy kilometra, lagjet e ndryshme të shqiptarëve tash kanë dalë me larg
dhe aty ka mbi 2.5 kilometra. Edhe vet kemi bërë marjen me verura, mirëpo ëshrë ligji i atillë që thotë prej pikës ku bëhet qarkullimi i autobusëve dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë në
këtë aspekt”, tha Fadil Murtezani, drejtor i sh.f “25 Maji”
Përveç nxënësve të Inxhikovës, me të njëjtin problem përballen edhe nxënësit e Kamenikut që gjithashtu kalojnë në këmbë nga 3 kilometra në ditë per të ndjekur mësimin në shkollën
fillore “25 Maji” në Hasanbeg./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *