Tuesday , March 2 2021

Nuri Seferi humbi nga Firat Arslan

Nuri Seferi humbi me pikë titullin europian në versionin WBO në peshën Cruiser. Në ringun e Goeetingen të Gjermanisë, kampioni shqiptar nuk arriti të mundë pas 12 raundesh turkun Firat Arslan, që zhvilloi ndeshjen e tij të 48-të në karrierë, teksa numëronte 38 fitore, transmeton Fakte. Në një sfidë dukshëm të ekuilibruar, ku ndoshta Seferi ishte dhe ai që grushtoi më shumë, gjyqtarët vendosën në favor të Arslanit. Gjithsesi Seferi zhvilloi një ndeshje mjaft të bukur duke dhuruar emocione të shumta madje, që nga momenti i këndimit të himnit të flamurit.

Në momentin kur nisi boksimi, Seferi u përpoq të grushtonte kundërshtarin të tij sidomos në raundet e para ku një seri goditjesh për pak sa nuk rrëzuan në tapet turkun, që u shpëtua nga gongu. Gjithsesi në raundet e fundit, Arslan e ekuilibroi sifdën dhe pas 12 raundeve në këmbë, gjyqtarët vendosën që titullin vakant të kampionit të Europës në peshën cruiser ta fitonte me pikë, Firat Arslan.

Përpara Nuriut, u ngjit në ring dhe vëllai i tij Sefer Seferi që u përball me boksierin me mjaft përvojë Manuel Charr për titullin e wBA International për peshat e rënda. Seferi që nuk kishte pësuar asnjë humbje në karrierë u mund me pikë nga ana e gjermanit pas një beteje prej 10 raundesh. Gjithsesi Seferi arriti ta mbyllte ndeshjen në këmbë përballë ish-kundërshtarit të Klitchkos, që në fund në shenjë repsketi dhe për miqtë e tij shqiptarë bëri dhe simbolin e shqiponjës dy krenare duke mbajtur lart dhe flamurin kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *