Thursday , January 28 2021

Nuredini gotet Nuhiun: Spiunët sot po vendosin për djemt e dëshmorëve të UÇK-së

Një ndër ushtarët më të spikatur të UÇK-së Azbi Nuredini ka akuzuar rëndë zëvendës ministrin e policisë Agim Nuhiu për mënyrën e përzgjedhjes së kadetëve të rinj policor, shkruan Fakte. Ai në profilin e tij ka shtruar një sërë akuzash për, siç shprehet, spiunët që sot po vendosin për fatin e fëmijëve të dëshmorëve të UÇK-së. Mes tjerash, Nuredini ka shkruar:

Z.Agim Nuhiu shum mir që në prag të zgjedhjeve aritët të pranoni 160 kandidat shqiptar për polic por trego se që të gjithë janë përzgjedhur nga shtabi zgjedhor i BDI-së, trego sa kandidat janë fshi nga lista vetëm pse nuk janë anëtarë të BDI-së?

E vërteta është se disa kandidat që e dhanë provimin e që ju i keni fshi nga lista janë djem të ish pjestarëve të UÇK-së e këta për tu punësuar në polici paska dasht që të marin leje nga ata që ishin spiun para 2001-shit dhe vazhdojnë të jenë të till?

z.Nuhiu ne në 2001-shin sakrifikuam edhe kundër spiunëve që ishin dor e zgjatur e shtetit kundër shqiptarve, ndërsa ju sot 15 vite pas konfliktit spo bëni asgjë ndryshe nga ata?

Nuk mund tu besoj syve të mi se për fatin e ish pjestarve të UÇK-së tash e sa vite spiunët e 2001-shit e kanë fjalën kryesore në subjektin e “krahut të luftës”.“- ka shkruar Nuredini./FAKTE.Net

2016-10-08-19-21-052016-10-08-19-21-05

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *