Wednesday , April 21 2021

Nuland për vizitë në Shkup, a do zgjidhet kriza?

Ndihmës sekretarja shtetërore e SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Viktoria NUland, sot do ta vizitojë Maqedoninë.

Siç lajmëroi Ambasada e SHBA-së në Shkup, gjatë vizitës, ajo do të ketë takime me përfaqësues të Qeverisë, funksionarë të partive politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në takime, sipas kumtesës, do të bisedohet për çështjet bilaterale dhe rajonale, përfshirë edhe nevojën për zgjidhje të krizës rrjedhëse politike, mbështetjen për punën e Prokurorisë speciale publike, si dhe krijimin e kushteve për zgjedhje kredibile.

Vizita e Viktoria Nuland në Maqedoni është në kuadër të turneut të saj nëpër disa vende të rajonit ku janë përfshirë edhe Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Qiproja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *