Tuesday , January 26 2021

Nuland në Beograd: Serbia aleate me SHBA

Shtetet e Bashkuara i kuptojnë më së miri lidhjet e forta tradicionale të Serbisë me Rusinë dhe nuk shohin asnjë kontradiktë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira të Beogradit si me Moskën, ashtu edhe me Uashingtonin, tha në kryeqytetin serb Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, duke dëshmuar kësisoj një tolerancë të ndjeshme qëndrimi.

Amerika është krenare që e ka Serbinë partnere të saj, do të deklaronte zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit pas një takimi me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç.

“Ne e kuptojmë se Serbia ka lidhje të hershme me Rusinë, dhe nuk shohim ndonjë kontradiktë në ruajtjen e një marrëdhënie  të mirë si me Rusinë, ashtu edhe me Amerikën. Ne nuk i kërkojmë miqve apo aleatëve tanë të zgjedhin”, u shpreh Nuland.

Ndihmës-sekretarja shtoi më tej se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Serbinë në rrugën e saj europiane e theksoi rolin e këtij vendi në rajon, në bashkëpunimin rajonal e atë çfarë ajo ka bërë në drejtim të pajtimit.

Me rëndësi të veçantë, pohuar nga Nuland, Uashingtoni sheh vazhdimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

Përpara Vuçiçit, Nuland pati takime të veçanta me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, një delegacion parlamentar e një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile përfshirë Avokatin e Popullit, Sasa Jankovic, si dhe Rodoljub Sabic, Komisioner i Informacionit Publik dhe Mbrojtjes se të dhënave personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *