Tuesday , June 22 2021

Nuk u arrit marrëveshje!

Pas biseximeve maratonike që kanë zgjatur 11 orë, nga të cilat 8-9 orë është kërkuar nga ana e pushtetit Ligj për mospublikimin e “bombave”, nuk është arritur marrëveshje.

Ahmeti dhe Thaçi diku pas mesnate kanë lëshuar bisedimet, për shkaqe ende të panjohura. Pas orës 4 të mëngjesit bisedimet mes Gruevskit dhe Zaevit nën patronazhin e komesionerit Han dhe ekipit ndërkombëtar janë ndërprerë.

Han ka deklaruar se është thellë i dëshpëruar nga liderët vendorë dhe se kjo situatë do reflektohet negativisht për vendon, gjë që do vërehet edhe në Raportin e BE-së që pritet të publikohet pas dy javësh.

Zaev u ahpreh i habitur si mundet për pushtetin të jetë e rëndësishëm vetëm mospublikimi i “bombave” por jo edhe ecja përpara e vendit, raporton Fakte.

I vetmi që ka dalë i “kënaqur” ka qenë Gruevski dhe partia e tij. Ilija Dimovsku shkurtë ka deklaruar se edhepse nuk u arrit marrëveshje, palët kanë afruar qëndrimet.

Nuk dihet ende cilat do të jenë hapat e mëtutjeshëm për debllokimin e ngërçit politik që ka kapluar vendin./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *