Thursday , August 5 2021

Nuk quhet finale e Champions nëse s’ka flamur shqiptar (FOTO)

Ashtu si në çdo vit, në finalen e Ligës së Kampioneve, tifozët shqiptarë gjejnë gjithmonë mënyrën që të tregojnë se janë të pranishëm në stadium. Thuajse gjithmonë, në një nga tribunat e stadiumit, tifozët shqitarë shpalosin flamuj kuqezi, si për të lënë shenjë në ndeshjet që po ndjekin drejtpërdrejt, përcjell Fakte.

Kjo ka ndodhur edhe në finalen mes Real Madrid dhe Liverpul në Kiev. Në një nga tribunat e tifozëve në stadiumin e Kievit është shpalosur që në fillimin e ndeshjes një flamur kuqezi, pranë zonës së tifozëve të Real Madrid, që e bënte edhe më të dukshëm pasi ishte krejtësisht ndryshe nga ata spanjollë. /vipsport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *