Tuesday , April 20 2021

Nuk ndalen reagimet ndaj ofendimeve të Spahiut të BDI-së për kumanovarët

Nuk kanë të ndalur reagimet e shaiptarëve ndaj ofendimeve të bartësit të listës nga radhët e BDI-së Artin Spahiu, i cili kumanovarët i quajti “Bythaxhinj” dhe “njerëz të Mijallkovit”.

Ndër të parët reagoi analisti Qenan Aliu i cili shkruajti se “Spakiut të BDI-së si duket po i kruhet b*tha me Kumanovën dhe kumanovarët”.

Murtezan Idrizi, ish-kandidati për komunën e Likovës, ka goditur kandidatin për deputetë të BDI-së, Artin Spahiu, i cili dje përmes një postimi atakoi protestuesit që sulmuan kreun e BDI. Ja përgjigja e Idrizit:

“Ti o carrok,kumanovaret nuk moren pushket per te qene te tradhetuar nga soji juaj. Kur u rrite ti qe te barazosh popullaten e kesaj ane per tradheti e bashkepunim. Je ti ai bashke me ato qe te japin nje tamak misri per te nencmuar luftetaret e kumanoves. Derisa ketu luftohej ju rreziteshit neper plazhet e ndryshme detare dhe shikonit ne tv luften ne kumanove.Turp te qofte.”

Ndryshe, Ali Ahmeti dhe BDI kishin tubim dje në Kumanovë, por qytetarë të revoltuar tentuan të mos lejojnë mbajtjen e tubimit dhe u shënuan incidente. Forca të mëdha policore arritën të mbrojnë delegacion e BDI-së nga kumanovarët dhe të mos lejojnë eskalimin e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *