Saturday , July 24 2021

Nuk lejohet mësimi në gjuhën shqipe në Idrizovë

Banorët e fshatit Idrizovë të Komunës së Gazi Babës po mundohen t’ia lehtësojnë punën ministrisë së Arsimit për ndërtimin e një shkolle fillore. Ata kanë siguruar një parcelë private për realizimin e kësaj nevojë të kamotshme. Nxënësit e këtij fshati nga klasa e gjashtë e deri në të nëntën detyrohet të udhëtojnë deri në 20 kilometra për të ndjekur mësimet shqip nëpër shkolla tjera të Shkupit. Kjo për shkak se pas përfundimit të klasës së pestë atyre nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën amtare në shkollën Þllore ‘Petar Petroviç Njegosh”, njofton Alsat-M.

Për këtë problem banorët akuzojnë kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, për të cilin thonë se ka ushtruar presione ndaj tyre për të mos kërkuar hapjen e paraleleve shqipe nga klasa e gjashtë e deri në të nëntën në shkollën “Petar Petroviç Njegosh”.

Problemi me paralelet shqipe të Idrizovës assesi të merr fund edhe pse zgjidhje kishte premtuar që në vitin 2008 ministër i Arsimit Pero Stojanovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *