Tuesday , July 27 2021

Nuk ka paraburgim, i merret pasaporta shefit të Drejtorisë së pestë të DSK, Goran Grujovskit

Gjykatësi i procedurës paraprake ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale Publike, e cila kishte kërkuar paraburgim për Grujovski dhe në vend të kësaj atij i është konfiskuar pasaporta.

Goran Grujovski është i dyshuar për rastin “Fortesa” për shkatërrim të organizuar të pajisjeve për përgjim në Ministrinë e punëve të brendshme.

Përveç tij, në këtë rast janë të dyshuar edhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankulovska dhe tre punonjës tjerë të Ministrisë së brendshme.

Grujovski dhe Jankulovska sot u morën në pyetje në Gjykatën Penale në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *