Thursday , December 13 2018

Nuk do hyje më asnjë produkt nga Serbia, nëse nuk shkruan “Republika e Kosovës”!

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar për vendimin e sotëm të Qeverisë, që të vendoset taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe.

“Nga sot masë 100% ndaj Serbisë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook pas mbledhjes së Qeverisë.

Tutje, Haradinaj ka kërkuar nga institucionet relevante ta zbatojnë menjëherë vendimin e Qeverisë, percjell Fakte.

“Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj i kërkon MTI-së që të ndalojë importin e produkteve serbe që nuk i referohen Kosovës si Republika e Kosovës.

“Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë po ashtu menjëherë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.