Wednesday , September 26 2018

Nuhiu: Në SPB 70% udhëheqës janë shqiptarë

Zëvendësministri i brendshëm, Agim Nuhiu, hodhi poshtë akuzat e Aleancës për Shqiptarët, se në Sektorin e punëve të Brendshme në Tetovë kuadrot shqiptarë janë të diskriminuar si në punësim po ashtu edhe në poste udhëheqëse, përcjell Fakte.
Nuhiu i cilësoi akuzat si politikë ditore. Sipas tij, nëse marrim për bazë kriterin e organizimit territorial, në kuadër të SPB shqiptarët udhëheqin me 70%.
“Ne si udhëheqësi jemi të detyruar të respektojmë rregullat dhe  profesionalizmin edhe përfaqësimin e drejtë, dhe në shumë struktura kemi shqiptarë të cilët çdo ditë i kryejnë detyrat e veta. Sa i përket interesit të politikave ditore, unë jam i informuar dhe dua ta informoj opinionin e gjerë se në qoftë se marrim për bazë kriterin e organizimit territorial në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme, rreth 70 për qind e stacioneve policore, departamenteve, udhëhiqen nga shqiptarë”,- deklaroi zëvendësministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu.
Këto komente Nuhiu i bërë gjatë vizitës që bëri në SPB-Tetovë, së bashku më ministrin, Oliver Spasovski./RTVM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.