Sunday , June 24 2018

Nuhiu: MPB nuk ka kompetenca për të ngritur procedura ligjore për torturimin e Sopotasve

Zv.Ministri për Punë të Brendshme Agim Nuhiu ka deklaruar se ministria që ai drejton nuk ka kompentenca për të ngritur procedura ligjore për torturimin e Sopotasve, shkruan Fakte. Ai megjithatë është pajtuar se nuk është në rregull që një zyrtar që ka torturuar shqiptarët për të marrë deklaratë të rrejshme, nuk do duhej të ishte pjesë e policisë.

Gazetari Fatmir Aliu ka shtruar këtë çështje për shkak të deklaratave të Ramadan Bajramit dhe raste të tjera të montuara, të cilët kanë deklaruar se zyrtar policor i kanë torturuar në mënyrën më brutale. Nuhiu nuk ka mund të përgjigjet në asnjë pyetje të gazetarit, por në vazhdimësi ka shfajësuar MPB-në duke thënë se ajo nuk ka fare kompetenca për këto çështje./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.