Thursday , June 21 2018

Nuhiu flet për halucionacionet e Taravarit, ai e fton në kontrollë psikiatrike falas…

Pas deklaratës së zëvendësministri të policisë, Agim Nuhiu se kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka “halucinacione “ kur ankohet se persona nga Gostivari e kanë kërcënuar me jetë, ka reaguar kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, përcjell Fakte.

Në profilin e tij të Facebookut,  Taravari i ka bërë ftesë Nuhiut që ditën e mërkurë të vijë në Spitalin Shtetërorë në Shkup dhe të kontrollohet tek ordinance e Taravarit.

“Zotëri Agim Nuhiu, juve edhe 27 prilli 2017 ju dukej si halucinacion dhe nuk morët asnjë hap dhe veprim si minstër i atëhershêm. Madje edhe vrasjet që ndodhën në kuadër të partisë tuaj i cilësonit si njerëz të gabuar në moment dhe vend të gabuar….
Une ju kuptoj që në rradhët tuaj keni shumë njerëz me dosje të kriminalizuar dhe duhet ti mbroni ato, sepse ata me armë në dorë ju siguronin vota dhe pushtet.
Por ja si mjek dhe neurolog tê ju them se me dukeni një çik i çuditshëm. Sdua të mendoj që nuk e kuptoni fjalën Halucinacion. Tê mërkurave jam në klinikën e neurofiziologjisë Zotri Nuhiu, jeni të mirëseardhur nëse keni nevojë”, shkraun Taravari në profilin e tij të Facebook-ut./Portalb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.