Sunday , February 28 2021

NPQ “Skopje” do të punësojë 135 persona për „Teleferikun” dhe “Rrotën panoramike”

NPQ “Skopje” në Shkup ka në plan të punësojë 135 persona që do të angazhohen në dy projektet që me vendim të Qeverisë do t’i menaxhojë kjo ndërmarrje publike, “Teleferiku” dhe “Rrota panoramike”, njofton Fakte. Profili i këtyre të punësuarve do të jetë : shoferë, limarë, pastrues, shitës biletash, por edhe udhëheqës dhe këshiltarë. Ky vendim është gjetur dje para këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit për miratim.

Në këtë ndërmarrje ka për momentin 1354 të punësuar dhe vetëm vitin e kaluar 69 prej tyre janë pensionuar. Për vitin e ardhshëm janë paraqitur edhe 47 persona tjerë që plotësojnë kushtet e pensionimit.

Nga 135 punësimet e reja, 48 janë të rezervuara për për vozitës, 16 për sigurim, 5 pastrues, etj. Në këshill u prezentua edhe informacioni për profitin vjetor nga reklamimi në kabinat e teleferikut “Mileniumski krst”, që është rreth 224.000 euro./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *