Wednesday , October 24 2018

Noizy dhe S4MM vijnë me tjetër bashkëpunim

Noizy ka paralajmëruar bashkëpunimin e radhës me S4MM që do të vijë në një të ardhme të afërt.

Të reperët kanë bërë postime në profilet e tyre në rrjetet sociale duke bërë të ditur se kënga titullohet “A thu”.

Ndërkohë që i kanë pyetur fansat se kur duhet ta lansojnë atë.

“La Familia” ishte bashkëpunimi që Samiri e lansoi me Rigelsin në muajin qershor.

Kënga u publikua me videoklip dhe videoja muzikore është shikuar mbi 7.8 milionë herë deri më tani në YouTube.

“Meksikane” është një prej projekteve më të fundit të Noizyt që e solli në duet me Varrosin dhe u lansua me 7 tetor.

Nga ana tjetër, S4MM më 15 shtator e lansoi këngën solo, “Dashuri”, që numëron mbi 4.5 milionë shikime deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.