Sulmuesi i Sheffield Wednesday, Atdhe Nuhiu ka vendosur të ardhmen e tij duke lënë Austrinë për tu bashkuar me Përfaqësuesen e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës e cila thekson se 27-vjeçari i lindur në Prishtinë ka nisur procedurat për pajisje me pasaportë të Kosovës.
Sulmuesi Atdhe Nuhiu ka luajtur dy ndeshje për U-20 të Austrisë dhe ka shënuar një gol./Syri