Saturday , July 24 2021

Një tjetër njoftim i rëndë nga masakra e Nisës, 54 fëmijë të plagosur në spital, në gjendje kritike

Masakra e Nisës duket të jetë përkeqësuar pas njoftimeve se ndër 84 viktimat, 10 prej tyre ishin fëmijë sepse një tjetër njoftim I rëndë ka ardhur nga Nisa.

Më shumë se 50 fëmijë janë të shtruar në spital dhe po kurohen nën plagë të rënda.

Sipas gazetës Franceze, Nisë-Matin, 54 fëmijë janë shtruar në spital në Nisë që prej enjtes mbrëma.

Disa fëmijë janë raportuar të jenë në mesin e atyre që u vranë në këtë sulm.

Presidenti Francois Hollande u kthye përsëri në Paris nga një vizitë në Avignon, duke iu bashkuar Kryeministrit Manuel Valls në një mbledhje urgjente.

Hollande deklaroi se ishte “një sulm terrorist natyra e të cilët nuk mund të mohohej”

Vetëm disa orë para sulmit Nicës, Presidenti Hollande ka bërë të ditur se gjendja e jashtëzakonshme e Francës do të hiqet por masakra e mbrëmshme bëri që ai të tërhiqte mbrapsh deklaratën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *