Wednesday , October 24 2018

Një shtetas i Kosovës ndalohet në Serbi me arsyetimin për krime lufte

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se ka pranuar informacionin e konfirmuar zyrtar që autoritetet në Serbi kanë ndaluar edhe një shtetas të Kosovës.

Sipas informacioneve të MPJ-së, shtetasi i Republikës së Kosovës po mbahet në Beograd nga Zyra e Prokurorit Special, me arsyetimin e krimeve të luftës.

Ministria e Punëve të Jashtme ka vlerësuar se “sjellja e autoriteteve serbe karshi shtetasve të Kosovës mbetet e ngjashme me politikat e Millosheviqit dhe veprime të tilla i konsideron thjeshtë si një “gjueti shtrigash” ndaj shtetasve tanë”.

“Autoritetet serbe para se të merren me shtetasit e shtetit fqinj – Republikës së Kosovës do të duhej duhej të merreshin me shtetasit e tyre serb, të implikuar në krimet e luftës, kundër njerëzimit dhe krimeve tjera në Kosovë, gjë të cilën ata kanë dështuar ta bëjë”.

“Kjo është dëshmia më e mirë se në Serbi nuk ka asnjë shenjë keqardhje, pendimi e as kërkim falje ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, sikurse nuk ka pasur as me qytetarët e vendeve tjera në rajon”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëvë të Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme i ka bërë thirrje fqinjit verior që “urgjentisht të ndalë keqtrajtimet, maltretimet dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, shteteve të Kuintit dhe komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht t’i tërheqin vërejtjen shtetit fqinj ndaj sjelljeve të tilla dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të shtetasit të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.