Wednesday , April 21 2021

NJË SHKËNDIJË PËR SHQIPTARËT E MAQEDONISË

Shkruan: Gjergji Stefa

Shqiptarët e Maqedonisë prej vitesh nuk besojnë më. Te maqedonasit prej dekadash, por prej kohësh nuk besojnë më as mes “vedit”. Poltika në vend që t’i bashkonte duket se i ka përcarë. Skandale përgjimesh, intriga në kufij seksualë, deuptetë vota e të cilvëve blehen dhe shiten i kanë futur më shumë se 600 mijë njerëz në një udhë pa shumë dritë.

Idhujt e tyre të rinj janë tjetërkush. Shqiptarë, sigurisht. Një mbi të gjitha. Ferhan Hasani, pseudonimi Buba. Ish lojtarit i Brondbit, kapiteni i Shkëndijës, skuadrës nga Tetova që të paktën prej 3 vitesh i ka bashkuar shqiptarët sërish në të njëjtin flamur. Atë kuqezi. Prej 2 edicionesh liga vendase e futbollit është shndërruar në një derbi. Ata kundër Vardarit. Duhet të ketrë një arsye se përse në kampionat fiton Vardari e në europë Shkëndija. Aty brenda për brenda “armiqtë” e gjysmës tjetër të Shkupit janë realisht më të fortë. Më së shumti jashtë fushe. Thonë që skuadra kontrollohet nga bizneset e kryeministrit Gruevski.

Në Maqedoni gojët e liga kanë gjithnjë të drejtë, njësoj si kur themi ne në Shqipëri, ku ka zë nuk është pa gjë. Buba thuhet që merr 240 mijë euro në vit, por nuk është i vetmi. Zëvëndës kamptieni është Ardian Cuculi, ish lojtari i Partizanit, një personazh karizmatik që shpesh ka akuzuar madje federatën vednase se shqiptarëve nuk u jep hapësirat e duhura në përfaqësuese dhe për këtë arsye Maqedonia nuk është sot as në 90 kombëtaret më të mira të botës.

Në mesfushë luan Demiri dhe Ibrahimi, ky i fundit një lojtar trullues, me një stil të veçantë loje gjithashtu me një pagesë marramendëse. Në sulm luan Stenjo Xhunior, një brazilian që pas çdo goli të shënuar bën shqiponjën, simbolin e shumicës së shokëve në të njëjtën skuadër.

Milionerët e Shkëndijës përfaqësojnë një qytet interesant, Tetovën. Atje më shumë se 90% janë shqiptarë, besimtarë të devotshëm, njerëz patriotë që gjithnjë kanë besuar te Shqipëria e madhe, tifozë të mëdhenj futbolli, që 36 vite më parë themeluan një skuadër që pavarësisht ëndrrës do e kishte gjithnjë shumë të vështirë të konkurronte me vendasit, mbi të gjitha me krenarinë maqedonase Vardar.

1 kampionat dhe 1 kupë e fituar në 36 vite janë shumë. Janë ptjetër shumë, në një tokë ku shqiptarët nuk kanë arritur dot të fitojnë asnjëherë asgjë, një titull dhe një trofe nuk është pak.

Kohërat kanë ndrysdhuar. 3 vite më parë Ecolog, një kompani ndërkombëtare me pronarë shqiptare që punon madje dhe për llogari të ushtrisë amerikanë tha PO. Në Tetovë njerëzit festuan. Ata madje krijuan dhe një nisëm që zgjati disa muaj, një fushatë e vërtetë që përfshiu të madh dhe të vogël. “Ecolog thuaj po”. Duhet të ketë qënë një vendim i marrë dhe në kushtet e një lloj ndjenje atdhedashurie. Biznes po e po. Shkëndija sot është në prag të kalimit në plej off të Europa Ligës, nga aventura e së cilës mund të përftojë diçka te 1 milionë eurot. Janë rreth 50% e buxhetit vjetor, megjithatë në klub ka filluar të ndihet aroma e të ardhurave. Dhe për një investitor kjo është gjithnjë e rëndësishme. Në këtë verë klubet e tjera maqedonase e kanë përfudnuar aventurën e tyre europiane. Shkëndija kaloi Krakovian e Neftçin ndërkohë ka fituar 2-0 ndeshjen e parë me Mladën. Në të shkuarën ky klub nuk kish kaluar asnjëherë qoftë turin e parë.

Ndeshjet në Europë i luan në stadiumin qëndror të Shkupit, një vepër e ekzagjeruar, një 33 mijë vendesh që asnjëherë nuk është mbushur në kapacitetin e tij. Brenda 2 viteve parashikohet rikonkstruksioni i plotë i stadiumit të Teotvës aty ku zakonisht numri i tifozëve varion nga 3 mijë në miqësore në 10 mijë në një zyrtare. 10 mijë vetë në Shkup nuk shkojnë as kur luan përfaqësuesja. Kjo e fundit duket se ka ndryshuar mendje. Lojtarët e Shkëndijës janë sërish të preferuar. Të paktën 5-6 prej tyre mund të jenë titullarë në sfidën kundër shqipërisë në Shkodër në shtator. Çfarë provokimi. Shqipëtarët e Maqedonisë kundër Shqipërisë. Ata janë mësuar të bashkëjetojnë me të gjithën këtë. Atmsofera e përgjitshme në Maqedoni sidomos mes tifozëve nuk është asnjëherë e këndshme, por duke qënë profesionistë kanë mësuar se ata të parët nuk duhet ti hedhin bezinë zjarrit. Kanë miq futbollistët maqedonas dhe maqedonasit luajnë madje dhe për Shkëndijën. Kanë krijuar një vatër neutrale larg polemikave të zakonshme një shembull e simbol shqiptar por dhe një virtyt bashkëjetese. Kjo gjë nuk ndodh në Vardar. Të jesh shqiptar dhe të luash atje është shumë e vështirë.

Shqiptarët e Maqedonisë kanë qënë disi xhelozë. Ata e kishin humbur çdo shpresë. Kombëtarja kishte shkuar në Europian ndërklohë që Kosova për një muaj do luajë në elimiantoret e një Botërori. Vetëm ata kishin mbetur pa një sukses futbollistik.

Ndeshjet e fitoret e Shkëndijës janë festuar ndjeshëm në Tetovë, por në Shkup janë shoqëruar me incidente mes njerëzve, me maqedonas të zemëruar e me shqiptarë të provokuar. Në atë qytet ku askush nuk ndihet tamam zot është e pamundur që bashkëjetesa të jetë fisnike.

Nuk është vendi asnjëherë për mesazhe. Ato shpesh ngjajnë relativisht patetike, por mesa duket në këtë hapësirë mes shqiptarësh e maqedonasish ku ligjin e bëjnë të dytët dhe të parët zakonisht përdoren blihen apo shiten, kjo Shkëndijë është realisht një simbol më vete. Në fund të fundit është dhe një markë. E atyre që besojnë se dhe brenda Maqedonisë, mund të bësh diçka, dicka që përgjimet nuk e kapin dhe që Gruevski nuk e ka në dorë. Ndonjëherë është një top dhe 11 burra. 11 shqiptarët janë më të mirë se 11 maqedonasit. Problem është që më shumë se 600 mijë shqiptarë kanë nevojë dhe për 11 drejtues. Buba, Cuculi dhe Ibrahimi nuk janë poltikanë, fatmrësisht janë futbollistë! Përfundimisht në futboll ky është viti i shqiptarëve. Dikush duhet të marrë shembull./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *