Sunday , October 21 2018

Një pikë larg titullit, Shkendija mposht “për inat” Vardarin

Matematika nuk e thotë ende, por titulli i radhës i Ligës së Parë të Maqedonisë është vendosur prej kohësh.

Shkëndija mposhti në shtëpi Vardarin e Shkupit në kryendeshjen e javës së 28-të të kampionatit maqedonas.

Ndeshja u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 2-3. Ibrahimi kaloi të parët në avantazh kuqezinjtë tetovarë, por Kolevski për Vardarin barazoi në minutat e fundit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë nis me një gol të shpejtë për vendasit, kur Blazevski shënon nga pika e bardhë e penalltisë, raporton TCH. 5 minuta më vonë, Ibraimi gjen golin e dytë personal dhe atë të barazimit ndërsa në minutën e 59-të, Musliu vulos gjithçka.

Shkëndija ka dominuar në këtë sezon ligën elitare maqedonase dhe këtë e provojnë edhe pikët në tabelën e renditjes. Kuqezinjtë kanë plot 72 pikë, 23 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Vardari.

Pas kësaj fitoreje, Shkëndisë i duhet vetëm një pikë për t’u shpallur kampione edhe zyrtarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.