Tuesday , July 27 2021

Një mollë në ditë për vitalitet

Sipas një hulumtimi të ri, vetëm një mollë në ditë mund të ndihmojë me humbje të peshës, sepse e rrit nivelin e baktereve të mira.

Një mollë përmban fibra dhe polifenole, të cilat qëndrojnë në trup të patretura deri në momentin kur fermentohen në zorrë të trashë. Në zorrën e trashë këta komponentë veprojnë si baktere të dobishme dhe e ndihmojnë sistemin e tretjes që t’i eliminojë toksinat.

Përmes këtij hulumtimi shkencëtarët kanë konstatuar se molla mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit kronik në traktin e tretjes, duke e zvogëluar rrezikun nga trashja dhe duke çuar në një ndjenjë më të shpejtë të ngopjes.

“Sistemi i tretjes i njerëzve të trashë është shpesh jo i balancuar pikërisht për shkak të shprehive jo të shëndetshme të të ushqyerit,” deklaroi udhëheqësja e studimit prof. Giuliana Noratto.

Shkencëtarët e kanë kryer hulumtimin në minjtë laboratorikë. Ata konstatuan se minjtë e trashë i ndiejnë të njëjtat përfitime nga konsumimi i mollës, si edhe minjtë me peshë normale trupore.

Megjithatë, mos harroni se përfitimet e vërteta do t’i ndieni vetëm nëse hani mollë të kultivuara në mënyrë organike, sepse ato përmbajnë një përqendrim më të lartë të fibrave dhe polifenoleve. Gjithashtu për humbje peshe dhe kontrollin e peshës hani mollë të papërpunuara sepse trajtimi termik i redukton nivelet e polifenoleve në mollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *