Saturday , January 19 2019

NJË MESAZH PËR TY QYTETAR I NDERUAR

NJË MESAZH PËR TY QYTETAR I NDERUAR

nga Uka Aliti

-Nuk do të ju urrejmë pse na shani, ofendoni apo akuzoni , sepse thjesht jemi në shërbimin tuaj.
– Kurrë nuk do të bëjmë të padrejtën më qëllim dhe vetëdije. Si dje, si sot po ashtu dhe nesër do jemi në shërbimin tuaj dhe ndihma do te vijë po nga NE 🚒 në raste emergjence.
-Mos shani, fyeni, akuzoni dhe përdhosni punën dhe profesionit më human dhe fisnik që ka sot gjithë njerëzimi, atë të zjarrfikësit shpëtimtarë.
-Ne kurrë nuk bëjmë pazar me fatkeqësinë e tjetrit, sepse edhe ne kemi ndjenja njerëzore, por ashtu siç jemi mësuar punojmë dhe luftojmë me përbindëshin më të egër te natyrës , zjarrin. Atij që të gjithë i largohen, kurse ne futemi në zemrën e tij. Atij qe kërkon vetëm të shkatërrojë e të marë jetë ne rastin më ekstrem. Atij që shkatëron pronat dhe të mirat material të qytetarëve.
-Prandaj mos na fyeni, mos na shani apo akuzoni. Por kërkojmë nga ju të na respektoni dhe të na ndihmoni në misionin më human që njeh sot njerëzimi. Gjithashtu ju lutemi që të na lironi rrugën, pasi që për dikë ne jemi shpresa e vetme për ndihmë.

Me respekt dhe dashuri

Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit – Tetovë

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *