Wednesday , October 24 2018

Një javë nga vrasja e gazetares, kryeministri Borisov ia ndërpreu punën ndërmarrjes “Xhi-Pi Grup”

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov ka njoftuar se e ka obliguar ndërmarrjen “Xhi-Pi Grup”, e cila ka punuar dhe vazhdon të punojë në shumë projekte infrastrukturore në Bullgari, të largohet nga projektet shtetërore dhe nga projektet të financuara nga Bashkimi Evropian, transmeton Portalb.mk. “Xhi-Pi Grup” ishte temë emisionit të gazetares Viktorija Marinova, që u gjend e vrarë të shtunën e kaluar.

“Xhi-Pi Grup”, siç theksoi “Banker” e ka rregulluar edhe stacionin e pastrimit të ujërave të zeza në Prilep, që u lëshua në përdorim në fillim të korrikut të vitit 2017.

Victoria Marinova. Foto: TVN Bulgaria-YouTube

Victoria Marinova. Foto: TVN Bulgaria-YouTube

Në emisionin e fundit, gazetarja Viktorija Marinova ka folur me gazetarë të cilët kanë hulumtuar keqpërdorimet që lidhen me këtë grupacion e cili vitet e fundit ka marrë shumë projekte. Edhe pse njëherë u tha se bëhet fjalë për likuidim të gazetarëve, pas asaj u tha se vrasjen e ka kryer një mashkull i ri në gjendje të dehur, i cili pas vrasjes iku në Gjermani.

Ndërtimi i keq projekteve kapitale

“Xhi-Pi Grup” muajt e fundit është në qendër të “Xhi-Pi Gejt”, për shkak të ndërtimit të keq të projekteve kapitale.

“E urdhërova drejtorin e agjencisë “Infrastruktura rrugore”, Svetosllav Gllosov, duke respektuar ligjin, të gjej mënyrë që sot për “Xhi-Pi Grup” të largohet nga projektet e financuara nga shtetet dhe nga BE-ja”, tha Borisov.

Dy skandale të mëdha për grupin e madh ndërtues

Grupi i madh ndërtues “Xhi-Pi Grup” për momentin e ndjekin dy skandale të mëdha. Njëri për riparimin e rrugës “Graf Ignatiev” në qendër të Sofjes, kurse i dyti për shkak të hetimit të sajtit “Bivoll” për fitim të tenderëve të projekteve të financuara nga BE-ja.

Për shkak të hetimit për shkatërrim të dokumenteve, për këtë rast u arrestuan gazetarët Dimitar Stojanov dhe kolegu i tij nga Romania, Atila Biro, të cilët pas reagimit të ndërkombëtarëve, u liruan. Stojanov dhe Biro ishin të ftuarit e fundit në emisionin e gazetares së vrarë, Viktorija Marinova.

Pas rastit me Stojanov dhe Biro, Prokuroria Publike e Bullgarisë hapi hetim dhe urdhëroi ndaloi realizimin e pagesës në vlerë prej 14 milionë euro të “Xhi-Pi Grup”, ndërmarrja që lidhet me Valentin Zllatec, drejtori i “Llukoil Bullgari”. Ai e ka mohuar këtë, kurse “Xhi-Pi Grup” edhe pse ka ndërtuar më shumë se 10o objekte të “Llukoil” në Bullgari dhe kryen mirëmbajtjen e tyre, ndër të tjerash edhe ndërtesën në qendër të Sofjes, transmeton Portalb.mk

“Xhi-Pi Grup” ka fituar edhe projektin për ndërtimin e tunelit më të madh në Bullgari, “Hekurudhë” e autostradës së re “Struma” në afërsi të Simitlli, në vlerë prej 92.5 milionë euro.

Sipas “Banker”, gjiganti ndërtimor “Xhi-Pi Grup” në mënyrë graduale është bërë fituesi më i shpeshtë i tenderëve shtetërore dhe komunale për ndërtim të rrugëve, infrastrukturës, stacioneve pastrues, kurse është duke punuar në linjën e tretë të metrosë së Sofjes.

Në vitin 2017 ka pasur të ardhura në vlerë prej 185 milionë levë, 3.6 për qind më shumë se viti paraprak, kurse profiti ka arritur deri në 27 milionë levë, që është 45 për qind më shumës se viti 2016.

“Xhi-Pi Grup” në fillim të muajit gusht ka fituar tenderin e tunelit më të madh në Bullgari, pas së cilës dy ndërmarrje të huaja “Aktor” nga Greqia dhe “Todini” nga Italia janë ankuar. “Aktor” ka ndërtuar edhe autostradën Demir Kapi – Smokvicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.