Një dridhje e re me 4.8 shkallë vetëm pak minuta më parë në kryeqendrën e Maqedonisë

Edhe një tërmet i fuqishëm dridhi Shkupin, në ora 19.53.
Sipas Qendrës Seizmike Evropiane, tërmeti ka qenë 4.8 shkallë, në thellësi prej 5 kilometra dhe ka ndodhur rreth 5 km në juglindje të Shkupit.

Tërmetin e kanë ndjerë fuqishëm edhe banorët e qyteteve të tjera në Maqedoni.

Ky është tërmeti i tretë më i madh sot pas atij pasdite në orën 14: 19 minuta, ku fuqia ishte 3.7 shkallë.

Përndryshe ky është tërmeti i dytë më i fuqishëm pas atij dje në orën 15.30 minuta fuqia e të cilit ishte 5.3 shkallë Rihter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *