Ndeshja e sotme e Champions League mes Salzburg dhe FK Liepaja gjykohet nga një arbitër shqiptar.
Është pikërisht Enea Jorgji arbitri kryesor i kësaj ndeshje që zhvillohet në Austri.
Ndeshja është e vlefshme për turin e parë pre-eliminator të Champions League dhe luhet mes ekipit austriak të Salzburg-ut dhe ekipit letonez Liepaja.
Arbitri nga Elbasani është ngritur më herët nga grupi i tretë i arbitrave kryesorë, në grupin e dytë duke bërë një hap të madh në karrierën e tij personale ,por njëkohësisht duke treguar se arbitrimi shqiptar është në ngritje.