Saturday , June 19 2021

Nishani dekoroi 723 pjesëmarrës të rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës

Në 26-vjetorin e rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha, që erdhi pas grevës së urisë së studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës, presidenti Bujar Nishani i ka akorduar dekoratën “Nder i Kombit” të 723 pjesëmarrësve në atë grevë.

Pesë pjesëtarë, mes tyre dhe Mesila Doda dhe Blendi Gonxhe, tërhoqën dekoratën. Në fjalën e tij, Nishani e cilësoi atë ngjarje si një moment historik për Shqipërinë, ku studentët me vullnetin e tyre i dhanë fund njëherë e mirë asaj çfarë kishte mbetur ende nga regjimi komunist. Por, për Nishanin, misioni i 723 pedagogëve dhe studentëve, ende vijon.

“Misioni juaj historik i asaj kohe ende nuk ka përfunduar. Prandaj ftoj secilin prej jush që të mos i reshtni përpjekjet dhe punët, që të mos i shmangeni përgjegjësisë, përgjegjësisë historike dhe përgjegjshmërisë shoqërore, por që të vazhdoni dhe të kontribuoni denjësisht”, deklaroi Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *