Tuesday , August 21 2018

Niset grupi i parë i besimtarëve nga Maqedonia për në Haxh

Grupi i parë i besimtarëve muslimanë nga Maqedonia janë nisur drejt tokave të shenjta për të kryer Haxhin, percjell Fakte.

Haxhinjtë janë përcjellë në aeroportin “Ndërkombëtar të Shkupit” nga familjarët e tyre, si dhe nga besimtarë të shumtë.

Në grupin e parë kanë udhëtuar 168 besimtarë, ndërsa do të udhëtojnë edhe tri grupe tjera në ditët në vijim.

Rexhep Ziberi, Kryetari i Shoqatës së Ulemave në Bashkësinë Fetare Islame (BFI) të Republikës së Maqedonisë dhe anëtari i Komisionit Qendror të Haxhit 2018, në deklaratën për AA tha se në grupin e parë do të udhëtojnë 168 persona nga qytetet e ndryshme të Maqedonisë.

Ai tha se grupi i dytë udhëton sonte, ndërsa grupi i tretë dhe i katërt, të martën dhe të mërkurën e ardhshme.

“Gjithsej do të ketë 672 haxhinjë. Do të thotë 4 aeroplanë me nga 168 haxhinjë. Haxhinjtë planifikohet të kthehen muajin e ardhshëm, më datë 11 dhe 12. Përndryshe organizimi atje në vend është kryer në formën fenomenale, hotelet janë shumë afër. Shpresojmë që haxhinjtë të kalojnë ashtu siç është më së miri”, tha Ziberi.

Kenan Ramadani (76) nga Gostivari, duke treguar se ndjehet shumë i lumtur se shkon si mysafir i Zotit dhe Pejgamberit tha se “Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Është hera e parë, shkoj me bashkëshorten time. Inshallah dua të shkoj edhe vitin e ardhshëm”.

Ndërsa Azime Aliju (65) tha se kjo është hera e dytë që i viziton tokat e shenjta dhe është shumë e lumtur.

“Jam shumë i kënaqur, shumë i gëzuar që Allahu ma ka mundësuar ta vizitojë vendin e shenjtë. Dëshiroj që gjithë besimtarët muslimanë të shkojnë të vizitojnë këtë vend të bukur”, tha një tjetër haxhi, Qatip Fejzullahu (54) nga Tetova./AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.