Nisen ndihmat turke për në Palestinë

Anija e quajtur “Lady Leyla”, e mbushur me 11 mijë ton ndihma humanitare të premten lundroi nga porti ndërkombëtar në Mersin të Turqisë dhe u nis drejt Gazës, ku do t’u dorëzohen ndihmat banorëve lokalë të cilët jetojnë në kushte shumë të vështira, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit, të arritur gjatë kësaj jave, ishte dakorduar dërgimi i 11 mijë ton ndihmave humanitare në Gaza.

Ministri i Zhvillimit të Turqisë, Lutfi Elvan gjatë ceremonisë të përcjelljes së anijes humanitare ka thënë se ky është një shembull i mirë i solidaritetit me popullin palestinez.

“Pas normalizimit të marëdhënieve me Izraelin është hapur rruga për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza. Në këtë anije nuk janë vetëm ndihmat humanitare, por edhe bamirësia, gëzimi dhe lumturia juaj. Anija ‘Lady Leyla’ nuk është vetëm anije humanitare, por edhe reflektim i dashurisë së popullit tonë”, tha Elvan.

Ai theksoi se dialogu dhe bisedimet janë bazë për forcimin e marrëdhënieve midis njerëzve në botë.

“Askush nuk mund të përfiton nga tensioni. Prandaj, është e rëndësishme të ndërtojmë urat e bashkëpunimit. Ne edhe më tutje do të bisedojmë dhe do të përpiqemi që të veprojmë në emër të motivit më të lartë njerëzor”, tha Elvan.

Ambasadori i Palestinës në Ankara Faed Mustafa shprehu kënaqësi të madhe me organizimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Gaza.

“Populli turk ka qenë gjithmonë me popullin palestinez. Populli ynë ka kaluar nëpër kohë të vështira dhe ende vazhdon. Turqia na ka dhënë mbështetje të madhe edhe në rrugën e formimit të shtetit të Palestinës”, ka thënë Mustafa.

Ndihma humanitare për popullin e Gazës është mbledhur nga organizata humanitare turke Kizilay dhe AFAD.

Ndihma për banorët e Gazës përmban ushqimet themelore si miell, oriz, vaj, si dhe janë përgatitur edhe dhurata për festën e Bajramit për fëmijët palestinezë.

Ndihma humanitare me anije do të zbarkojë në qytetin izraelit Ashdod, nga ku do të transportohet në Gaza.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan më herët pati deklaruar se pas përmirësimit të marrëdhënieve me Izraelin në Gaza do të mund të dërgojnë nevojat themelore të jetës si ushqime, ilaçe dhe ndërtimin e njësive të banimit.

Delegacionet e Turqisë dhe Izraelit në Romë, në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve kanë arritur marëveshje. Së shpejti do të vendosen edhe marrëdhëniet zyrtare duke emëruar ambasadorë në të dyja anët. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit u pezulluan pas sulmit izraelit ndaj anijes humanitare Mavi Marmara më 31 maj 2010.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *