Tuesday , April 20 2021

Nis “Vera ‘Ruse’ e Ohrit”, shqiptarët anashkalohen

“Makbethi”, një prej pjesëve më të arritura të repertoarit të Teatrit të Shkupit dhe dy performanca muzikore  janë prezantimet e vetme me të cilat do të ngjiten në skenën e festivalit “Vera e Ohrit” nga artistet shqiptarë, transmeton Fakte. Edicioni i 56-të i një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kulturës në vend u çel të marten dhe presupozohet të sjellë arritjet me të mira dhe emra të njohur artistësh nga të gjitha vendet e botës. Por përzgjedhja e tyre, përveç artistëve me renome që janë prezent çdo vit, është shumë selektive sa i takon vendeve nga vijnë. Artistët shqiptare nga vendi, por sidomos nga Kosova dhe Shqipëria zënë një vend me të vogël, ndërsa emra potentë dhe arritjet më të mira të vitit kanë munguar në vite. Artistët nga rajoni, si Mali i Zi, Slloveni, Bullgari, Serbi Kroaci e sidomos Rusi, Ukraine e të tjera, jo vetem që janë prezentë çdo vit,
por zenë edhe një vend të rëndësishëm në këtë festival. Per shembull këtë vit, nisët dominojnë me numrin e artistëve dhe netët me performancat instmmentale. Sa i takon artistëve shqiptarë prezantimit është i varfër, sidomos nëse i referohesh programit të sivjetshëm të festivalit në të cilin gjenden një numër i madh shfaqjes së filmave nga autorë maqedonas, ekspozita të artit figurativ,  promovime librash dhe artizanësh, krijuesish të rinj.
Shfaqja e teatrit shqiptar “Makbethi” do të jepet me 11 gusht, në Sarajin e poshtëm dhe është përzgjedhur me rastin e vitit te Shekspirit. Po ashtu
Teatri turk do te prezantohet me një tjetër pjesë nga dramaturgu anglez, me “Komedinë e keqkuptimeve”. Violionisti Xhafer Xhaferi është artisti i vetëm nga Maqedonia, që do të interpretojë në një
duo. Ndërsa nga Shqipëria interpreton një dyshja e  artisteve Areta Zyla dhe
Merita Tërshana në kishën e Shën Sofisë. Festivali u çel të marten në mbrëmje në amfiteatrin antik të qytetit nga mexosoprano letoneze Elina Garança, një prej emrave të njohur në botë. Programi muzikor përbëhej nga interpretimet e saj me te mira nga opera te ndiyshme dhe shoqërohej nga orkestra simfonike e Operës dhe Baletit
dirigjuar nga dirigjenti mmun Jon Marin. Si ngjarje me të rëndësishme gjatë
këtij festivali do të jenë interpretimi i artistit nga SHBA Arturo Sandoval, mbrëmjet me muzikë spanjolle, e të tjera./Koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *