Me moton “Drejtësi për Astritin”, një grup qytetarësh të mbështetur nga shoqëria civile si dhe nga Lëvizja “Vetëvendosje”, janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të kërkuar drejtësi për Astrit Deharin, i cili ndërroi jetë në burgun e Prizrenit javën e kaluar.
Protestuesit po kërkojnë që drejtësia të vihet në vend përmes hetimeve të pavarura rreth vdekjes së Astrit Deharit.
Marshi i protestuesve do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti”.
Në mbikëqyrje të protestës ka dalë Policia e Kosovës.

