Saturday , June 19 2021

Nikovski: Amerika politikë fashizoide për shfarosjen e Maqedonisë

Ish ambasadori dhe këshilltar i presidentit të Maqedonisë Ivanov, Risto Nikovski, në debat në TV NOVA ka hedhur akuza nga më të rëndat ndaj SHBA-ve dhe ambasadorit Bejli, shkruan Fakte. Nikovski ka deklaruar se amerika me politikë fashizoide po tenton të shfarosë Maqedoninë, pasi që, sipas tij, “Platforma e partive shqiptare” është projekt amerikan, si që është edhe problemi me Greqinë, edhepse kjo e fundit paraqitet si kontestuese, madje Nikovski ka përmendur edhe bombardimet ndaj Serbisë për pavarësinë e Kosovës.

Nikovski ka thënë se ambasadori amerikan në Maqedoni është një pis i keq që përzihet në punët e brendshme të vendit, dhe po punon për shkatërrimin e Maqedonisë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *