Wednesday , November 14 2018

Nikos Kotzias u përlot kur dorëzoi detyrën (foto)

Me falënderime, buzëqeshje dhe me plot emocione u shoqërua sot ceremonia e dorëzimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë nga Nikos Kotzias tek kryeministri Alexis Tsipras, i cili tashmë do të mbajë edhe detyrën e kryediplomatit, percjell Fakte.

“Po largohem, pasi kam bërë hapin e madh të “maqedonasve” me mbështetjen tuaj, kryeministër. Jam i kënaqur”, tha zoti Kotzias.

Siç shihet edhe nga fotot që kanë publikuar mediat greke Kotzias është prekur shumë, ndërsa në duar mban edhe një shami.

“Ju nuk largoheni. Gjithmonë do të pres me padurim këshillat tuaja të vlefshme dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë”, iu përgjigj Tsipras.

Pak ditë më parë Kotizas dha dorëheqje pas përplasjeve që pati me ministrin e Mbrojtjes Kamenos.

/b.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.