Thursday , June 21 2018

Nikollovski: DSK do të deklasifikojë dhe publikojë Raportin vjetor

Komisioni për Mbikëqyrjen e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë së inteligjencës ka mbajtur sot seancë të mbyllur në të cilën ka diskutuar për Raportet vjetore të vitit 2017 të dy agjencive dhe programin për punë të DSK-së për vitin 2018. Pas seancës, drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski, tha se seanca u mbajtë me dyer të mbyllura për shkak se ashtu e cakton rregullorja e Kuvendit por se edhe informatat janë të karakterit të klasifikuar. Drejtori Nikollovski tha se me deputetët anëtar të Komisionit kanë biseduar edhe për transparencën e këtyre institucioneve por edhe për fillimin me punë të Agjencisë Tekniko-operative, përcjell Fakte.

GORAN NIKOLLOVSKI, DREJTOR I DREJTORISË PËR SIGURI DHE KUNDËRZBULIM
Pas përfundimit të kësaj seance, ne si DSK, një nga hapat e ardhshme që bëjmë është redaktimi, më pas është deklasifikimi i informatave, për herë të parë përgatitemi që raportin ta publikojmë si broshurë në ueb faqen tonë në tre gjuhë, Maqedonisht, shqip, anglisht. Unë mund të flas vetëm si drejtor i DSK-së se ne do i ndjekim afatet ligjore për formimin e ATO-së, respektivisht për transferin e pajisjes dhe kjo është punë teknike që para së gjithash dot ë bëhet realizohet me prodhuesin e pajisjes…”

Deputeti i pushtetit, Pavle Bogoevski, tha se pas kësaj seance mund të thuhet se është bërë avancim në mënyrën e raportimit nga ana e DSK-së dhe nga ana e Agjencisë së inteligjencës ndaj Kuvendit. Por, edhe qasja e agjencive të sigurimit dhe kundërzbulimit në teknologjinë bashkëkohore.

PAVLE BOGOEVSKI, LSDM
Kjo mund të vërehet si në aspekt të kualitetit të informatave që janë të ofruara në raport por edhe në aspekt të kuantitetit, numrit të informatave, mënyrën e strukturës që janë prezanmtuar në raport… Ajo që mund të vërehet si ndryshim, është ndryshimi i qasjes së një pjesë të Agjencive të sistemit të zbulimit dhe kundërzbulimit, gjatë kryerjes së autorizimeve të tyre në mënyrë që më tepër të përshtatet me shkencën bashkëkohore dhe me konceptet kohore për sistemin e sigurisë në shtet”.

I pyetur se pse deputetët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim ende nuk i kanë vizituar institucionet e lartëpërmendura, deputeti i shumicës parlamentare Pavle Bogoevski, tha se njëra nga arsyet është edhe mungesa e deputetëve të opozitës maqedonase, të cilët nuk merrnin pjesë në aktivitetet e Kuvendit./SHENJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.