Nikolla Ivanovski – kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Nikolla Ivanovski është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë. Ai sot në kolegjiumin e Gjykatës, është zgjedhur me dy të tretën e votuesve dhe do ta zë vendin e Elena Goshevës, të cilës i kalon mandati më 1 nëntor, transmeton Fakte.

Ivanovski ishte si më i pëlqyeri i Goshevës. Për gjykatës kushtetues u zgjodh në vitin 2012.

Përndryshe, mandati i Goshevës, do të kalojë për dy javë dhe për të mos u bllokuar puna e Gjykatës, gjykatësit kushtetues kanë zgjedhur kryetar të ri.

Mandati i gjykatësve zgjatë nëntë vjet, pa të drejtë që përsëri të zgjidhen.

Kryetari i ri do të ketë mjaft punë. Tanimë një vjet, në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndron iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmëri së ligjit për Prokurorisë Speciale Publike, ndërkaq ai që do të zgjidhet, do të duhet që të caktojë seancë për deklarimin për këtë iniciativë. /Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *